Kryemadhi: Jo vetëm Tahiri, ja të tjerët që janë përfshirë në trafikun e drogës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se nuk është vetëm ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i përfshirë në trafikun e drogës, por ka dhe emra të tjerë.

Në një intervistë në ‘Report tv’. Kryemadhi tha se në trafikun e drogës, janë të përfshirë, oligarkë pranë Ramës, miq, dhe familjarë të kryeministrit.

‘Nuk është vetëm Saimir Tahiri, por ka dhe të tjerë të përfshirë në krimin e organizuar. Ministra, oligarkë, miq dhe familjarë të kryeministrit. Ne denoncojmë politikisht fenomenin. Situata në të cilën jetojmë sot është shumë e rrezikshme, deklaroi Kryemadhi’.