PD: Gramoz Ruçi vegël e Edi Ramës, për ti dhënë kohë Saimir Tahirit

Partia Demokratike, ka akuzuar edhe njëherë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e kuvendit Gramoz Ruçi, se po vonojnë qëllimisht mbledhjen e këshillit të Rregullores dhe mandateve, për ti dhënë kohë Saimir Tahirit të zhdukë provat.

Deputeti demokrat Eduart Halimi, tha para mediave se Gramoz Ruçi tregoi edhe njëherë se është vegël e Ramës, dhe po shtyn qëllimisht arrestimin e Saimir Tahirit.

‘Jemi këtu prej 4 orësh për të pritur deputetët e PS, për të filluar mbledhjen e këshillit të rregullores, për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit. Rama nuk e do drejtësinë prandaj qëllimisht po vonon hapjen e rrugës për gjykimin e arrestimin e Tahirit. Ruçi tregoi edhe njëherë se është vetëm një vegël e Edi Ramës, për tu përdorur në kohë të vështira. Çdo minutë që kalon është kundër drejtësisë dhe kundër qytetarëve’, deklaroi Halimi.