FOTO/ Dosja e plotë, Saimir Tahiri në hetim që nga viti 2016. Lidhja me 4 ton kanabisit të Babicës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, të gjitha provat dhe materialet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në dosjen e dorëzuar në Kuvend bie në sy fakti, se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet që në vitin 2016.

Hetimi ka nisur ndaj Moisi dhe Artan Habilaj, por në këtë rrjetë ka rënë edhe Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm.

Në dosjen e dorëzuar në Kuvend, emri i Tahirit del edhe tek aksioni i mbrëmjes së djeshme në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4 ton kanabis sativa, i gatshëm për tu ngarkuar dhe trafikuar.

“Në lidhje me këto fakte penale dhe për subjektet Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Kocerri, etj, nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me Nr 134 të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017”, thuhet në dosjen e siguruar nga SYRI.net dhe që mund ta lexoni më poshtë.