Skënderbeu-Partizan Beograd, tifozë të shumtë në radhë për bileta

Kur duhen edhe pak më shumë se dy orë për të nisur sfida e Europa League mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, tifozë të shumtë vijojnë të qëndrojnë në radhë për të blerë bileta.

Ndërkohë janë hapur edhe dyert e “Elbasan Arenës” dhe kanë filluar të futen tifozët e parë, teksa ekipi korçar ndodhet në dhomat e zhveshjes, ku trajneri Ilir Daja po jep udhëzimet e fundit.