", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Burri dhunon fëmijën në mes të Tiranës: Do të të vras ty dhe ...

Një rast dhune ndaj fëmijëve është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku një mesoburrë është parë të ushtrojë dhunë verbale dhe fizike ndaj një fëmije që nuk dihet nëse është i ati i tij.

‘Përshëndetje JOQ! Dëgjova një fëmijë duke bërtitur dhe pashë që po dhunohej, më falni por do e quaj kafshë atë që rreh në të tillë mënyrë një fëmijë. Bërtiste më të madhe dhe i thoshte që që do të vras ty dhe një fëmijë tjetër që me sa duket ishte shoku i tij. Jemi tek Fusha e Aviacionit pranë pallateve të reja 12-katëshe”.

Përse një prind mund të veprojë kështu ndaj fëmijës së tij? Nuk mund të ketë diçka që justifikon të tillë dhunë. Por, fakteqësisht argumenti i dhunës prevalon mbi arsyetimin e shëndoshë në shoqërinë tonë.

Më tej qytetari tregon se nuk e ka kuptuar dot përse po dhunohej ky fëmijë dhe thotë:

U mundova por nuk e kuptova dot. Po nga kërcënimet që bënte nuk mu duk se ishte babai i fëmijës ose vetëm një baba KAFSHË mund t’i thoshte ato fjale si p.sh. “do t’vras, do t’mbys!”. /JOQ.