Skënderbeu sjell në Shqipëri ish-presidentin e famshëm të Barcelonës

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga fillimi i sfidës mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, menaxheri i përgjithshëm i korçarëve, Gerhard Takaj, ka publikuar një foto me ish-presidentin e Barcelonës, Juan Laporta, në Tiranë.

Takaj e ka postuar foton në rrjetin social Facebook, ku edhe e ka shoqëruar me shkrimin: “Në drekë me ish-presidentin e Barcelonës”.

Nuk dihen motivet e këtij takimi dhe as arsyeja e ardhjes së Laportës në Shqipëri.

Ndeshja midis Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit do të luhet sot në orën 21:05 në “Elbasan Arena”.