Tjetër ‘bombë’: Audi i Tahirit ka trafikuar drogë disa herë edhe në Greqi

Organizata kriminale e Habiljave, të lidhur me ish ministrin e fuqishëm të Ramës, Saimir Tahiri, ka trafikuar disa herë drogë edhe nga Greqia, raporton këtë të mërkurë media greke “Zougla".

Dhe trafiku, sipas të njëjtit burim, bëhet përmes “Audit A8” i ministrit Tahiri, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka shitur kushërinjve të tij Habilaj, që nga viti 2013.

“Hetimet nga vendi fqinjë kanë prova të forta se droga është transportuar nga Shqipëria në Itali nëpërmjet kufirit grek, shpesh me një nga makinat shtetërore të ish-ministrit”, shkruan media greke.