Zbulohet prapaskena, e kërkonte Partizani i Beogradit para se të vinte te Skënderbeu

Futbollisti i Skënderbeut që u afrua me bujë këtë verë te korçarët, Suad Sahiti, dikur kërkohej dhe nga serbët e Partizanit të Beogradit.

Talenti 22-vjeçar u kërkua nga serbët kur luante me Rabotnickin, por transferimi nuk u krye. Sahiti u transferua te Skënderbeut gjatë merkatos së verës, si zëvendësues i Liridon Latifit.

Në ndeshjen e sotme mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, Sahiti nuk do të jetë në formacionin titullar.