VIDEO/ Pak para arrestimit, Tahiri kërcënon Ramën: S’ke parë gjë akoma
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjendej në shtëpinë e tij deri më tani, ndërsa prej saj ka dalë pak minuta më parë.
Që pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij, pranë banesës së Tahirit tek ‘Kodra e Diellit’ kanë mbërritur gazetarët.
Në momentin që ka dalë nga shtëpia, Tahiri u ka folur gazetarëve dhe u ka thënë se: Nuk keni parë gjë akoma.