Lojtari kërkon largimin, Arturo Vidal pranë këtij klubi

Arturo Vidal do të pranonte të largohet nga Bajerni për tu transferuar tek skuadra e Interit.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Italia, Beneamata duhet të marrë në konsideratë Fair Play Financiar, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Nerazzurët” u përpoqën për të nënshkruar me mesfushorin e Bayern Munichut, por Carlo Ancelotti e konsideronte atë të pashitshëm.

Tashmë me ardhjen e Jupp Heynckes, mesfushori kilian pritet të kërkojë largimin nga kampionët në fuqi të Gjermanisë.