FOTO/ Pamje horror, ja si është masakruar gazetari në Kavajë

Një gazetar lokal është masakruar mbrëmjen e dy ditëve më parë në Kavajë.

Denoncimi është bërë një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe sot ka vazhduar me denoncime duke bërë publike edhe fotot e dhunës që është ushtruar ndaj Dritan Kanaparit.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Kjo është liria e shtypit në narko-shtetin e Norieges!

Të dashur miq, ky është gazetari, drejtuesi i portalit ‘Buletini i Kavajës’, Dritan Kanapari, që u masakrua parëmbrëmë nga bandat e qeverisë tek dera e shtëpisë, për shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.

Duke dënuar dhe një herë me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bej thirrje prokurorisë së shtetit të nisë menjëherë hetimet për gjetjen dhe ndëshkimin e merituar ligjor të autorëve të këtij krimi të shëmtuar ndaj lirisë së mediave!