MAQEDONI/ Mbyllet kufiri me Greqinë, doganierët grekë në grevë

Për shkak të grevës së doganierëve grekë, sot do të ndërpritet komunikacioni në kufirin shtetëror mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Kufirin do të mund ta kalojnë vetëm këmbësorët.

Siç u bë e ditur nga MPB, në Vendkalimin kufitar Bogorodicë, ndërprerja do të jetë 24-orëshe, dhe ka filluar sot prej orës 6:00.

Edhe në Vendkalimin Mexhitli, ndërprerja është paralajmëruar prej orës 6:30.

Në Vendkalimin kufitar Dojran i Vjetër ndërprerja  do të jetë vetëm sot nga  ora 5:00 deri në orën 23:00.