Rama i kërkon Tahirit të largohet nga grupi i PS-së, tension në takim e mbrëmjes mes tyre

Gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar mbrëmjen e sotme një takim mes Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Takimi mes tyre, sipas Fevziut ka qenë shumë i acaruar.

Besohet se Edi Rama i ka kërkuar Saimir Tahirit që të largohet nga grupi parlament i PS-së në mënyrë vullnetare. Por kjo kërkesë dhe fakti se askush nuk i ka dalë në mbrojtje e ka acaruar Tahirin, duke pasur edhe një përplasje me Ramën.

Nuk dihet vendi ku është zhvilluar takimi mes Ramës e Tahirit, ndërsa Fevziu u shpreh në 'Opinion' se nuk e ka konfirmuar plotësisht takimin mes këtyre të dyve, pasi asnjëri prej protagonistëve nuk ka folur.