Luan Rama: Doli se radarët i kontrollonin trafikantët! Qeveria na bëri turpin e NATO-s!

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka ndarë shqetësimin e tij me qytetarët se kjo qeveri e bëri Shqipërinë, turpin e NATO-s, tani që nga përgjimet italiane u zbulua se radarët e monitorimit të detit kontrolloheshin nga trafikantët e drogës. 

"Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, - shkruan Rama sot, -  por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar! Te gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin! Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit!

Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s! 

Për t'ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s n? hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë!"