'Dosja Tahiri-Habilaj', ja kush ka shkuar nga LSI-ja në tryezën e thirrur nga Basha

Tryeza e Opozitës vazhdon diskutimet me dyer të mbyllura lidhur me shpërthimin e skandalit të përgjimeve në Itali të trafikantëve shqiptarë të lidhur me ish-ministrin e Brendshëm dhe paratë e drogës për të cilaj flitej se u përdorën për zgjedhjet e fundit. 

Mësohet se LSI-ja përfaqësohet nga tre deputetë, përveç kryetares Monika Kryemadhi e konkretisht: Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu.