‘Dosja Habilaj’, Xhafa e mbyll gojën: Nuk mund të flas, por ...

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka mbyllur gojën dhe nuk ka thënë asnjë gjë në lidhje me ‘Dosjen Habilaj’ dhe implikimin e paraardhësit të tij në trafik droge duke folur për gazetarët pas një takimi për trafikun e njerëzve.

I pyetur prej tyre, Xhafaj është shprehur se është ky një hetim i bërë nga autoritetet italiane dhe nuk mund të flasë ai, sepse kjo çështje i takon drejtësisë: "Është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane, - theksoi Xhafaj, - dhe nuk besoj se bëj pjesë tek ata njerëzit që kanë qejf të flasin pafund dhe për asgjë. Në këtë rast kur flet drejtësia këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri."

I pyetur nëse kjo çështje ka të bëjë me kanabizimin e vendit, ministri iu përgjigj: "Kam një vit që merrem me këtë çështje dhe siç e keni parë. Unë kam vetëm një muaj, por unë ju vlerësoj shumë ju për pritshmëritë e larta që keni ndaj meje me një muaj kërkoni aq shumë. Prisni, duroni dhe do shikoni!"