U njohën në një klub nate, amerikania bëhet Princeshë pasi martohet me të dashurin misterioz

Përrallat nuk fillojnë zakonisht në një klub nate në Uashington DC, por kjo ishte pikërisht ajo që i ndodhi një amerikaneje.

Ajo se kishte idenë me kë po flirtonte kur u takua me princin etiopian , i cili do të bëhej në të ardhmen bashkëshorti i saj. Ariana Austin, tanimë 33 vjeç, kishte dalë të festonte me një mik në klubin e natës “Pearl”  kur iu afrua papritur , Joel Makonnen

Por atë natë, gati 12 vjet më parë, Joel iu shfaq si një njeri i thjeshtë , pa i treguar se ishte në të vërtetë Princei Joel, stërnip i Haile Selassie, perandorit të fundit të Etiopisë.

Pasi lidhja e tyre u be serioze, Makonnen, i cili ka studiuar për juridik, i zbuloi  më në fund të dashurës trashëgiminë e tij mbretërore, shkruan syri.net. Të lindur në Romë, prindërit e tij Princi David Makonnen dhe Princesha Adey Imru Makonnen, ishin detyruar të jetonin në mërgim pas një grushti komunist në atdheun e tij.

Babai i tij kishte ikur nga atdheu i tij sepse ai po studionte jashtë vendit në atë kohë. Familja mbretërore më pas u vendos në Zvicër.

Stërgjyshi i tij ishte Perandori i 225-të i Etiopisë dhe drejtoi vendin e Afrikës lindore për 40 vjet derisa u rrëzua në vitin 1974./SYRI.net/