'Të vijnë këtu Veliaj dhe Nikolla ose ne të dy do të hidhemi nga vinçi'

Më në fund, Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, çifti që ka humbur në një vinç në Tiranë dhe kërcënon të vetëvritet, ka bërë të ditur kërkesat e veta: dëmshpërblim për vitet e burgut dhe "të vijnë këtu, tek Pallati i Kulturës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja Lindita Nikolla" kanë kërkuar ata në negociatat me Policinë.

"Apeli ynë i parë nuk u dëgjua", deklaroi Teuta Gjinollari, e cila vuri në dukje, gjendjen e vështirë ekonomike.

Në një intervistë për Report tv, Gjinollari tregoi se kishte dy fëmijë të vegjël dhe jetonte në kushte të mjera, pa mundësi t'u blinte ushqime, veshje, libra.

"Nuk e kërkojmë vetëm për vete, por për gjithë bashkëvuajtësit tanë," tha ajo/