Dritan Zagani tregon se si funksiononte grupi kriminal i Habilajve në Vlorë

Ish-shefi i kufirit në Vlorë dhe ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, sonte, ka deklaruar se grupi kriminal i Habilajve vepron në vendin tonë në bazë të lidhjeve të gjakut.

Zagani: Unë jam një ndër të parët oficerë të anti-drogës në rrethin e Vlorës, ata kanë qenë kontigjent kriminal. Madje njohja personale e imja me ta ka qenë që në vitin 1998, të cilët merreshin me trafik droge. Ata kanë qenë mjaft aktiv në këtë trafik. Habilajt kanë hapur shumë biznese legale, në vitin 2010 kam marrë vesh se ata kanë hapur një biznes fruta perimesh që eksportonin në Itali. Ata përmes një kamioni bëni tregti me italinë.

Duke pasur shumë dyshime se si ka mundësi me një kamion të lodhur, ata bënin një jetë përrallore. Pikërisht ashtu siç jetojnë trafikantët e drogës në Shqipëri. Në Vlorë kishte shumë biznesmenë të ndershëm të cilët nuk jetonin në standardin e tyre, kurse këta shfaqnin një jetë super luksoze.