Ndodh në Champions League/ Përgjaket Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka lënë sfidën mes Manchester Cityt dhe Napolit në minutën e 70-të, për shkak të një dëmtimi në kokë.

Shkodrani u përplas kokë më kokë me David Silvën dhe doli jashtë fushës për tu mjekuar. Por mesa duket Hysaj nuk mund të vazhdonte më lojën, pasi kishte gjakderdhje.

Pas kësaj trajneri i Napolit vendosi që ta zëvendësojë Hysajn dhe në vend të tij futi Maxhion.