Lojtarët e Partizanit dhurojnë gjak për fëmijët në nevojë

Stafi dhe lojtarët e ekipit të Partizanit, i janë bashkuar sot nismës “Dhuro Gjak për Fëmijët që vuajnë nga Talasemia”, e cila organizohet nga Kryqi i Kuq Shqiptar. Lojtarët dhe stafi i kuq janë solidarizuar ndaj këtyre fëmijëve në nevojë.

Pas fitores me Luftëtarin, dita e martë ishte pushim për djemtë e ekipit, gjithsesi të gjithë janë bërë pjesë e kësaj nisme humane, për të dhuruar gjak.