Burri i jep fund jetës
Një person i ka dhënë fund jetës në banesën e tij. Ngjarja që ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës.
Në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë 56-vjeçari N.P., sipas burimeve policore. Ai u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital.
Por pavarësisht ndihmës së marrë nga bluzat e bardha ai gjeti vdekjen.
Dyshimet paraprake janë se viktima i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike.
Sipas deklaratave të të afërmve në Policia, i ndjeri kishte shfaqur shenja mërzie kohëve të fundit dhe ishte mbyllur në vete. Gjithsesi për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes, materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.