Tiranë, autobusi përplas për vdekje të moshuarin

Nuk i ka përballuar dot plagëve të marra personi i aksidentuar paraditen e djeshme në kryeqytet.

Në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, gjatë së hënës, autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio, me drejtues shtetasin A.Sh., ka aksidentuar këmbësorin R.A., 80 vjeç.

I moshuari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk ia doli të mbijetojë.

Mbrëmjen e djeshme ai gjeti vdekjen në duart e bluzave të bardha si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit u shoqërua në polici, ndërkohë që uniformat blu po hetojnë për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.

Ky rast shënoi aksidentin e tretë me vdekje gjatë së hënës në Tiranë.