Berisha: Robert Elsie ishte një enciklopedi e gjallë e Shqipërisë dhe e Kosovës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë homazhe sot para arkivolit të albanologut të shquar Robert Elsie vendosur në Bibliotekën Kombëtare, homazhe që u zhvilluan para se Elsie të dërgohet për t’u varrosur në Theth, në tokën shqiptare, atje ku ai e kishte lënë amanet.

Berisha e konsideroi Elsie-n, si “studiuesin më të madh dhe njerin prej avoketërve më të vendosur, më të shquar të të gjitha kohërave e të të vërtetave shqiptare.

Kam pasur rastin ta njoh dhe takoj shumë herë si përkthyes në takimet e niveleve më të larta, por edhe të bisedoj me të për probleme të tjera, të lexoj veprat e tij, të historisë, etnografisë, letërsisë. Mund të them se Robert Elsie ishte një enciklopedi e gjallë e së sotmes së djeshmes e historisë të kombit dhe Shqipërisë e Kosovës,"përfundoi Berisha.