Refuzohet Milani, Ancelotti pranë gjigantëve italianë

Carlo Ancelotti dëshiron të rikthehet në Serie A por jo te skuadra e Milanit.

I shkarkuari nga Bayern Munich pas një fillimi të dobët të sezonit, Ancelotti është në pritje të një detyre të re nga sezoni i ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se Ancelotti është i gatshëm ta refuzojë interesimin nga ish skuadra e tij Milan, për tu bashkuar me kampionët në fuqi të Juventusit.