FOTO/ Kishin humbur prej tre muajsh, trupat e çifit gjenden të përqafuar për herë të fundit

Autoritetet amerikane kanë gjetur trupat e një çifti që kishin humbur gjatë një ngjitjeje në mal tre muaj më parë.

Sipas mediave, trupat e Rachel Nguye, 20 vjeç dhe Joseph Orbeso, 21 vjeç janë gjetur të përqafuar për herë të fundit.

Ata humbën në Parkun Kombëtar të Joshua-s në Kaliforni më 28 korrik ku kishin shkuar për të festuar ditëlindjen e Rachel.

Ekipet e shpëtimit nisën një kërkim për ta por nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të çiftit.

Trupat e Rachel dhe Joseph u gjetën pasi autoritetet ndoqën gjurmët e disa shisheve uji dhe mbeturinave të ushqimit./tvklan.al