Arrestohen edhe 5 persona për sulmin ndaj Zijadin Selës
Prokuroria e Maqedonisë ka arrestuar edhe pesë persona të tjerë që e kanë torturuar deputetin shqiptar Zijadin Sela në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Siç njoftuan nga kjo prokurori, teksa po bëheshin hetimet u zbuluan edhe pesë persona të tjerë që kanë qenë pjesëmarrës në këtë sulm dhe mbi ata tashmë rëndon akuza “tentim për vrasje”.
Prokuroria Themelore nuk dha detaje shtesë për personat e parë të dyshuar për dhunën ndaj Selës, por tha se këto persona që tashmë i kanë kapur, janë në paraburgim derisa të kryhen hetimet e nevojshme.
Prokuroria e Rregullt Publike la të hapur mundësinë që gjatë ditës të kapen ose hetohen edhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarjen mizore/Shenja