Ronaldinho flet për herë të parë për largimin nga Barcelona në vitin 2008

Ronaldinho për herë të parë ka folur për largimin nga Barcelona në vitin 2008, ku tregon se vendimi ishte vetëm i tij. Ai thotë se nuk kishte ndonjë problem me Barcelonën.

“Unë vendosa të largohesha. Kisha përmbushur qëllimin tim dhe kisha nevojë për një ndryshim”, u shpreh Ronaldinho për “Marca”.

“Me Guardiolën nuk kisha asnjë problem, kam punuar me vëllain e tij, Pere, te Nike”.