Tjetër aksident tragjik në Tiranë/ Dy të vdekur këtë mbrëmje

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, përveç atij në "Pezë Helmes", ku u përplas për vdekje një burrë 66 vjeç me iniciale A.B..

Burime për “SYRI.net” nga policia lokale bëjnë me dije se aksidenti i dytë me vdekje në kryeqytet është shënuar te “Rruga e Kavajës”, ku një 63-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40.

Viktima K.Gj., 63 vjeç, teksa ishte duke ecur në rrugë është përplasur nga një makinë që drejtohej nga E.B..

Përplasja rezultoi fatale për 63-vjeçarin, i cili gjeti vdekjen pasi u transportua në spital.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, mësohet se është shoqëruar në ambientet e policisë.