VIDEO/ Dielli i ‘kuq’ tmerron banorët: Po vjen Planeti X!

Një pamje e pazakontë e një qielli të kuqërremtë dhe dielli me pamje të kuqe është raportuar në disa vende të Anglisë, duke krijuar panik te banorët.

Shumë kanë shkruar në rrjetet sociale se kjo është një shenjë e ardhjes së planetit X.

Fenomeni është parë në Jug-Perëndim, në Midlands, në VeriPerëndim dhe në Veri-Lindje, sipas raportimeve të medieve lokale.

Zëdhënësi i motit të BBC tha se ishte për shkak të mbetjeve të uraganit Ofelia, i cili ka sjellë ajrin tropikal dhe pluhur nga shkretëtira e Saharasë.