Alketa Vejsiu komenton live ikjen e Fiori Dardhës nga ‘Dance With Me’!

Gjatë mbrëmjes së sotme spektakli “Dance With Me” ka nisur pa pjesëmarrjen e gazetares Fiori Dardha, e cila u largua javën që shkoi nga spektakli pas një sherri që pati me anëtarin e jurisë Robert Alia.

Por gjatë programit moderatorja Alketa Vejsiu nuk ka qëndruar pa e përmendur Fiorin duke thënë:

“Jam shumë e kënaqur që e kam njohur Fiorin përmes vallëzimit. Vallëzimi na ka bashkuar nuk na ka ndarë në këtë spektakël,”-ka përfunduar Alketa për gazetaren e larguar nga emisioni javën që lamë, transmeton Express. Ndërkohë ende nuk dihet kush do ta zëvendësojë Fiorin në spektakël.