FOTO/ Zbulohet skafi i ish ministrit që trafikoi 3.5 ton drogë në Itali

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publike foton e “skafit që trafikoi 3.5 ton në Itali”.

Teksa publikon foton në faqen e tij në Facebook, ai shkruan: Ne foto skafi i Saje qorrit qe transportoi 3.5 ton droge ne Itali me tezaket e tij, Moisiu dhe Habilajt e tjere ne bord! Sb

Moisi Habilaj, i afërt i ish ministrit Saimir Tahiri, është mes personave të arrestuar në Itali pasi u kap sasia e madhe e drogës.

Më herët, Berisha është shprehur se edhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pritet të arrestohet.