Edi Rama urdhëron mediat, ‘braktisni' Saimir Tahirin

E çuditshme, por e vërtetë. Televizionet shqiptare që japin çdo lajm të mundshëm, duke e futur me ‘lajm të fundit’ mbrëmjen e sotme kanë habitur.

Shumica prej televizioneve informative në vend që jep çdo njoftim të qeverisë, sonte nuk ka publikuar reagimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në lidhje me akuzat që po bëhen ndaj tij, pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali.

News24 e futi për pak minuta reagimin e Tahirit dhe më pas edhe Report TV, i dha disa fraza të reagimit të ish-ministrit të Ramës. As ABCNews, OraNews apo edhe Top News, që transmetojnë gjithçka të mundshme sonte nuk dhanë asnjë rresht për reagimin e ish-ministrit të Ramës.

Më poshtë reagimi i Saimir Tahirit:

Lulëzim Basha e jo vetëm, paska përsëritur akuzat meje. Nuk më kanë bërë përshtypje atëherë, nuk më bëjnë as sot.

Nuk pastrohesh dot Lulëzim sado të të rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri më sot, për të shërbyer si kujtesa më e freskët e drejtësisë që nuk kemi e që nuk u bë dot kurrë.

Sa për këta që i quan kushërinjtë e mi, DREJTËSI DERI NË FUND E DËNIM MAKSIMAL.

Për këdo, pa dallim e pa përjashtim”, shkruan Saimir Tahiri në Facebook e tij.