Tre të vdekur pas stuhisë që goditi Irlandën

Tre persona kanë vdekur, duke përfshirë një grua në moshën 50 vjeçare dhe një burrë rreth të 30-ve pas stuhisë që goditi Ishujt Britanikë.

Sipas zyratarëve policorë, gruaja vdiq pasi një pemë ra në makinën e saj.

Rreth 360,000 shtëpi dhe biznese në Republikën Irlandeze dhe 1,300 në Irlandën e Veriut kanë mbetur pa energji elektrike.