VIDEO/ Pas një ore, zbret nga vinçi i riu që kërcënonte me vetëvrasje

Pas rreth një ore, ka vendosur të zbresë nga vinçi pranë pallatit të Kulturës në Tiranë Saimir Zalli, rreth 35 vjeç.

Rreth 60 minuta, ai u shfaq majë vinçit, duke kërcënuar se do të hidhej, duke pirë cigare shpesh, e duke folur në celular.

Zalli do të shoqërohet në polici, ku hetuesit do të njohën edhe me deklaratën e tij lidhur me shkaqet që e shtynë të ndërmerrte një akt të tillë.

Saimir Zalli