Interi fiton në derbi, reagon Balotelli: Milani dhe Icardi...
“Derby della Madonnina” i takoi Interit e cila në minutat e fundit të lojës mposhti Milanin me rezultatin 3-2.
Pa dyshim që Mauro Icardi ishte heroi i ndeshjes pasi shënoi tre gola për zikaltërit, duke shkruar tashmë emrin në historinë e kësaj skuadre, shkruan "Corrieredellosport", raporton SYRI.net.
Paraqitja e argjentinasit nuk ka lënë asnjë indiferent, madje as Mario Balotellin, që ka qenë pjesë si e Interit, ashtu edhe e Milanit.
“Icardit i bëj komplimentet e mia. Është vërtet shumë i zoti, një golashënues i vërtetë. Ndoshta Milani zgjohet dhe blen kartonin e tij”, shkruan Balotelli në rrjetin social “Instagram”.