Duket si shtëpi normale, por brenda fsheh një nga sekretet më të mëdha

Nga jashtë ajo duket si një shtëpi normale, por në vërtetë brenda saj fshihen shumë sekrete.

Shumë pak e dinë se brenda shtëpisë së ndodhur në rajonin “Essex” në Britaninë e Madhe, është ndërtuar një bunker sekretet.

Bunkeri sekret u ndërtua për të strehuar kryeministrin e vendit bashkë me 600 persona të tjerë, në rast të sulmeve me armë atomike.

Muret e saj janë të trasha dhe prej betoni, kurse secila pjesë e bunkerit është e rregulluar në atë mënyrë që të shërbejë në mënyrë sa më efikase për njerëzit gjatë një sulmi nuklear.

Mirëmbajtja e një bunkeri të tillë në vitet e “Luftës së Ftohtë”, i kushtonte shtetit britanik deri në 4 milionë euro në vit.