VIDEO/ NATO-ja dhe Amerika mbajnë stërvitje të frikshme në Skoci!

Një anije luftarake ka lëshuar një raketë jashtë brigjeve britanike, gjatë një testimi të rrallë ushtarak në Skoci

Anija amerikane “USS McFaul” testoi me sukses raketën, e cila ra në det.

 Luftanijet dhe forca të mëdha ushtarake nga vendet anëtare të NATO-s janë mbledhur aktualisht rreth Cape Wrath për stërvitjet e përbashkëta.

Stërvitja që përfshin mijëra trupa, anije dhe avionë luftarakë është duke u mbajtur në Skoci për të praktikuar rrëzimin e raketave bërthamore.

Michael Fallon, ministri britanik i Mbrojtjes tha se manovrat ushtarake të koduara si “ Formidable Shield” do të luftonin kërcënimin që paraqet Koreja e Veriut dhe vendet e tjera

. Stërvitjet ushtarake të NATO-s në tokën britanike kanë ardhur mes intensifikimit të tensioneve mes Kim Jong-un dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

Eksperimentet intensifikuese të Koresë së Veriut duket se kanë nxitur stërvitjen “Formidable Shiel” , dukë shënuar kështu stërvitjen e parë të aleatëve të NATO-s për të mbrojtur Evropën nga raketat./SYRI.net/