VIDEO/ 'Tërheq zvarrë' mbrojtësit, Drogba në moshën 39-vjeçare shënon supergol

Pavarësisht moshës 39-vjeçare, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba nuk ka të ndalur me golat e tij fantastik.

Ish-sulmuesi i Chelseas, i cili aktualisht aktivizohet te Feniks Rising në kampionatin amerikan, pavarësisht se është në një moshë të madhe nuk e ka harruar të shënojë gola spektakolarë.

Ai shënoi një gol mjaft të bukur në fitoren 4-1 ndaj Portland, duke “tërhequr zvarrë” mbrojtësit e skuadrës kundërshtare.