Bonucci me parashikim interesant për derbin me Interin

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, ka folur para derbit me Interin.

Ai ka parashikuar fitore të Milanit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ata janë një skuadër e mirë me disa talentë të mëdhenj individualë dhe zgjodhën një trajner të rëndësishëm si Luciano Spalletti. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të japim më të mirën”, ka thënë fillimisht Bonucci Tencent Sports.

“Do të merrja Antonio Candrevan dhe Ederin nga skuadra e Interit, pasi ata janë shokët e mi te Italia dhe janë dy djem vërtetë të shkëlqyeshëm”.

“Unë parashikoj një fitore të Milanit, por nuk do t’ju them se sa përfundon ndehsja”, shtoi ai.