Ja pse burrat e vërtetë nuk martohen me feministe

I ke bërë ndonjëherë sandwich burrit? Nëse po, duhet të të vijë turp nga vetja. Nuk e kupton se kjo sjellje i kthen gratë dekada pas?

Ky është mesazhi i një artikulli të ri në The Daily Telegraph, me titull "Kur bërja e një sandwichi është krim kundër feminizmit", rreth një gruaje australiane me emrin Maddie. Ajo pyeti një grup prej 26186 nënash në Facebook nëse kishin ndonjë sugjerim të shijshëm për t’i gatuar burrit për drekë, gjë që ajo e bën çdo ditë.

Kësaj i thonë grua për së mbari!

Por ja që askush në Facebook nuk e quajti si të tillë. Përkundrazi, i thanë që nuk ishte gjë tjetër veçse “skllave” dhe “shtëpiake e viteve ‘50". E quajtën “të çuditshme”, pasi asnjë grua me mend në kokë nuk do të bënte diçka kaq poshtëruese si gatimi i ushqimit për burrin e saj.

Ja disa nga përgjigjet që mori Maddie:

“Burri yt është i rritur, ti nuk je nëna e tij”.

“Burri im e bën vetë atë dreq dreke”.

"Unë i bëj burrit të njëjtën gjë që më bën ai mua. Asgjë!!”.

“Burri është i rritur. Mjafton që i laj rrobat e i mbaj fëmijët gjallë”.

“Këshilla jonë është mos t’i bësh më drekën”.

“Roli im është kujdesi për fëmijët gjatë orëve të punës dhe kaq”.

“(Burri im) është me fat nëse vendos t’i bëj darkë ndonjëherë”.

Kjo të dashur miq është ajo çka sollën feministët në Amerikë në vitet ’70.

Dhe ngeci aty.

Ideja që një grua bën – ose, mos e dhëntë Zoti, duhet të bëjë – gjithçka për burrin pa pritur për ndonjë gjë si shkëmbim – thjesht dëshiron të jetë e mirë, sepse siç e thotë edhe Maddie, ajo e do burrin e saj dhe nuk u del të hanë jashtë – e bën atë të dobët.

Sinqerisht, a është vërtet habi pse marrëdhënia midis sekseve është kaq rrëmujë sot? Ose pse amerikanët e martuar janë më të trishtuar se kurrë më parë? Për mendimin e tim, kjo vjen kryesisht sepse ka shumë gra në Amerikë sot që, duke e ditur ose jo, kanë mendje feministe.

Feministët i mësojnë gratë, mbi të gjitha, të bëjnë qëndresë për veten e tyre kundër burrave të ligj të botës. Edhe bashkëshortët e padëmshëm hyjnë në kategorinë e “burrave të ligj” meqënëse supozohet se ata dëshirojnë të jenë zotër të grave të tyre. Prej këtej vjen edhe reagimi për sugjerimin që një grua mund t’i shërbejë burrit në një farë mënyre, t’i përgatisë ndonjë pije apo ushqim. Megjithatë, sikur të ishte e anasjellta, sikur burri t’i shërbente gruas në çfarëdo mënyre, kjo do të ishte e pranueshme.

Botëkuptimi feminist është anti-etik për dashurinë, sepse fokusohet vetëm te gratë: nevojat e tyre, dëshirat, të drejtjat. Dashuria nuk mund të jetojë me një qëndrim të tillë.

Sigurisht, ka burra që përkrahin feminizmin. Shoqja ime Helen Smith, Ph.D., i referohet këtij titpi burrash si "Xhaxhi Timat" në librin e saj "Burrat në grevë". Një Xhaxhi Tim është një burrë i shitur që u bën temena feministeve sepse ai është (a) po aq i majtë sa ato dhe kështu bie dakord me botëkuptimin feminist, ose (b) shumë i dobët për të qëndruar për veten dhe e di se nëse thotë diçka që nuk duhet, atëherë nuk do të bëjë seks.

Shumica e Xhaxha Timëve janë në kategorinë A dhe jetojnë në brigjet lindore e perëndomore. Ata të kategorisë B mund të jetojnë kudo, por e vetmja zonë e vendit ku shihen pak është Jugu dhe Midwest. Sepse aty jetojnë burrat e vërtetë.

Dhe burrat e vërtetë nuk martohen me feministe.

Burrat që janë martuar me feministe janë feminizuar dhe ndihen krenarë që nuk janë “burri i shtëpisë”. E shohin këtë si ecje prapa dhe krenohen me mënyrën e tyre progresive, jo burrërore. Sigurisht, mos prisni që një Xhaxhi Tim të vrasë atë që i hyn natën në shtëpi. Ai ka hequr dorë nga roli i të zotit të shtëpisë dhe i mbrojtësit. Ai dhe gruaja e tij janë të barabartë!

Për fat të keq, Xhaxhi Tim është ai që humbet në fund, sepse shumë shpesh gratë feministe pendohen për zgjedhjen e tyre për t’i bërë martesat hermafrodite dhe burrat që heqin dorë nga burrëria e tyre sepse mendonin që kështu dëshironin gratë dhe shoqëria mbeten përtokë.

Për të përmirësuar statusin e martesave në këtë vend na duhen më pak feministe dhe më pak Xhaxhi Tima. Duhen burra të vërtetë, që nuk kanë frikë të përballen me budallallëqet feministe.

Marrë nga Fox News-Përgatiti: SYRI.net