Luksemburgu: Erdogani ka rikthyer metodat naziste për të ndëshkuar kritikët

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn,  ka akuzuar autoritetet turke se po përdorin metoda të ngjashme me ato të nazistëve, për tw ndwshkuar të dyshuarit qw fshihen pas grushtit tw shtetit në korrik të këtij viti.

Partitë opozitare në Turqi dhe grupet për të drejtat e njeriut po akuzojnë qeverinë turke se po lufton jo vetëm puçistët e dyshuar por të gjithë kritikët.

Asselborn ka thënë për sot radion gjermane “Deutschlandfunk” se njerëzit që janë pushuar nga puna dhe iu kanë publikuar emrat, tani nuk kanë mundësi të gjejnë punë tjetër dhe të kenë të ardhura, si dhe rrezikojnë të vuajnë urie.

“Këto janë metodat, dikush duhet ta thotë këtë troç, që janë përdorur gjatë sundimit nazist. Dhe, ka një evoluim shumë, shumë të keq në Turqi që nga muaji korrik që, ne si evropianë, thjesht nuk mund ta pranojnë,” ka thënë ai