Immobile fjalë të mëdha për Strakoshën: Gjatë penalltisë, na shkoi ....

Juventus është mposhtur 1-2 nga Lazio në javën e tetë të Serie A në një ndeshje dramatike.

Portieri i kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha ka qenë një ndër më të mirët për Lazion pasi në minutat e fundit i priti penalltinë Dybalasë.

Sulmuesi italian, Immobile nuk i ka kursyer elozhet për heroin Strakoshën.

“I kemi jetuar minutat e fundit në ankth, tensioni shkon 1000 kur pret vendimin e gjyqtarit në minutën e 90’ ndaj një ekipi të madh si Juventusi. Strakosha u tregua shumë i aftë dhe arritëm të merrnim në shtëpi tre pikë të rëndësishme. Nëse ka një arsye pse Juventusi nuk humb këtu dhe rrallëherë arrin të barazojë, vjen për faktin se vetëm një skuadër e jashtëzakonshme mund ta mposhtë këtu”, u shpreh ai.