Basha: Do të nisim turin kundër rritjes së TVSH, pasojë e saj - rritja e çmimeve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka njoftuar sot nisjen e një turi në vend kundër rritjes së TVSH-së. Basha deklaroi se rritja e TVSH do të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit  që nga janari.

"Nesër unë dhe PD-ja do të nisim një tur takimesh në vend me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit kundër rritjes së TVSH-së.

Ne e konsiderojmë një çmenduri në kushtet e gjendjes ekonomike të vështirë të vendit, sepse do të rriten çmimet anembanë vendit; e sigurtë është që prej janarit çmimet e konsumit do të rriten. Kjo ndodh kur 30% e shqiptarëve nuk paguan dot shportën e ushqimeve bazë. Interesi i njerëzve duket se është i fundit për këtë qeveri."