Mot i kthjellët gjatë të shtunës

Shqipëria do të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës së shtunë. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në orët e para të ditës por nuk priten ndryshime në vlerat termike të mesditës duke ruajtur maksimumin termik prej 28°C.