Hale në një copë mëndafshi? Cili është kuptimi?

Hale në një copë mëndafshi? Cili është kuptimi?

Kjo është një shprehje që vjen nga frëngjishtja. Në fjalorët e gjuhës frënge gjenden dy kuptime.

Kuptimi i parë:

”Péterdans la soie”… fjalë për fjalë do të përkthehej…të lëshosh gazra në mëndafsh.

Origjina e kësaj shprehje lidhet me përcaktimin e të gjithë atyre që janë shumë të pasur dhe mund të veshin të brëndshme mëndafshi por ndërkohë ruajnë zakonet e tyre, qëndrojnë të palarë, nuk pastrohen, mbajnë erë të rëndë…

Pra kjo shprehje ka për qëllim të japë kontrastin mes ‘vulgaritetit të pordhës dhe butësisë së mëndafshit”.

Kjo shprehje i dedikohet të gjithë snobistëve që afishojnë pasurinë e tyre në mënyrë qesharake.

Për Berishën, mesa duket Rama është një personazh tipik “vulgar i pasuruar me paratë e korrupsionit” të cilit kjo shprehje i shkon shumë mirë për shtat.

Kuptimi i dytë:

“…Comme un pet surune toile de soie…”..fjalë për fjalë do të përkthehej “si një pordhë mbi një copë mëndafshi…”.

Kjo shprehje ka për synim të stigmatizojë ata persona që lëshojnë sharjet e tyre në një mjedis të pastër duke ngacmuar hundët e të gjithë njërzve të ndershëm.

Berisha edhe në këtë variant ka pasur parasysh Ramën.