Katalonja si Kosova? Ja si reagon ministri i Jashtëm i Austrisë

Pas deklaratave të liderëve serbë se rasti i Kosovës me Katalonjën është i njëjtë, ka bërë komentin e tij e edhe ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz. Ai këtë krahasim e ka quajtur të panevojshëm dhe të pavlerë.

Sipas Kurz, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë sidomos për Serbinë meqë ka rëndësi të veçantë për anëtarësimin e saj në BE.

“Nuk ka asnjë vlerë të krahasohet situata në Katalonjë me atë të Kosovës”, ka thënë Kurz.

Këtë deklaratë shefi i diplomacisë së Vjenës e ka bërë në një intervistë për medien serbe "Tanjug", gjatë një vizite që e pati në Serbi