Samsung-u në ‘krizë të pashembullt’, jep dorëheqjen shefi ekzekutiv

Shefi ekzekutiv i “Samsung Electronics”, Kwon Oh-hyun ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se kompania është përfshirë në një "krizë të pashembullt".

Lajmi vjen pasi trashëgimtari i të gjithë Grupit Samsung u burgos në gusht për korrupsion.

Kwon është një nga tre bashkë-drejtuesit ekzekutivë të Samsung Electronics.

Z. Kwon tha se kishte menduar për largimin e tij "për një kohë të gjatë" dhe nuk mund ta shtynte më.

"Jemi përballur me një krizë të paprecedent, besoj se ka ardhur koha që kompania të fillojë sërish, me një frymë të re dhe udhëheqje të re për t'iu përgjigjur më mirë sfidave që dalin nga industria e IT-së, e cila ndryshon me shpejtësi", tha ai në një deklaratë.

Ai do të mbetet në bordin e “Samsung Electronics” deri në mars 2018./SYRI.net/