Trump do të tërhiqet nga marrëveshja me një nga vendet më të rrezikshme bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin ditën e sotme, kur edhe pritet të paraqesë një strategji më konfrontuese.

Megjithatë, ky veprim nuk do të mund ta tërheqë SHBA-në përfundimisht nga marrëveshja, por do t'i japë Kongresit 60 ditë për të vendosur nëse do t’i japë fund.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, është konsultuar me homologët e tij në Evropë dhe Kinë.

Ndërkohë, Trump ka qenë nën presion si brenda dhe jashtë vendit për të mos e braktisur marrëveshjen.

Sipas marrëveshjes 2015, Irani pranoi të ngrijë programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së pjesshme të sanksioneve.

Presidenti Trump ka qenë një kritik i madh i marrëveshjes dhe premtoi t’i jepte fund gjatë fushatës presidenciale./SYRI.net/