Rama e pranon edhe ‘live’ që e ka ofenduar ish-kryeministrin Sali Berisha
Të gjitha tensionet në seancën e sotme u shkaktuan nga opozita pasi pretendonin që kryeministri Edi Rama fyeu ish-kryeministrin Sali Berisha me fjalët: “Ky ka rrjedhur”.
Në një reagim për gazetarët jashtë Parlamentit, vetë kryeministri i vendit pranon se një gjë të tillë e ka bërë, por “nëpër dhëmbë”.